Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - DUKAGJINI

Shpërthim në pjesën e dytë, Llapi bindshëm ndaj Dukagjinit

Foto: KF Llapi Facebook

Shpërthim në pjesën e dytë, Llapi bindshëm ndaj Dukagjinit


20 August, 2023 @18:59

Një ndeshje e fortë u zhvillua sot në Podujevë mes Llapit dhe Dukagjinit, ndeshje e cila në fund përfundoi 3-0 për Llapin (Ilir Blakçori 68’, Muhamet Hyseni 78’, Trimror Selimi 88’).

Skuadrat luftuan gjatë gjithë ndeshjes dhe të dyja patën mundësi për shënim, por falë një shpërthimi në pjesën e dytë, fitoren e arriti Llapi falë tre golave të shënuar në pjesën e dytë, pas asaj të parës që u mbyll pa gola.

TABELA AKTUALE

Seria e golave u hap pas një goli të Ilir Blakçorit në minutën e 68’. Asistues te ky gol ishte Leotrim Bekteshi. Rreth 10 minuta më vonë, fitorja llapjane u vulos nga goli i Muhamet Hysenit, e pastaj rezultatin përfundimtar e vulosi goli i Trimror Selimit në minutën 88’, 3-0 pas 90 minutave lojë.

Kështu, për Llapin kjo është fitorja e parë sezonale, kurse Dukagjini tashmë ka 2 humbje pas 2 ndeshjeve të para.

Xhiron që vjen, Llapi i shkon Fushë Kosovës, kurse Dukagjini e pret Lirinë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga