Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZOJNË

VAR ia mohon fitoren Gjilanit ndaj Prishtinës

Foto: FCPrishtina/ Sh. Ahmeti

VAR ia mohon fitoren Gjilanit ndaj Prishtinës


21 August, 2023 @20:01

Gjilani i riorganizuar me trajner të ri, të rikthyerin Gentjan Mezani, ka arritur të nxjerrë pikë që në ndeshjen e parë të stinorit. Dhe atë ndaj Prishtinës, ndërsa një rishikim i gjatë në VAR bëri që edhe goli i tyre të anulohej, pasi që nga loja do të mund të dilnin me fitore!

Gjilani barazoi me Prishtinën sot në fushën me bar sintetik në Gjilan, 0-0. Gjilani shtyu lojën e parë të stinorit për shkak të krizës financiare dhe ikjes së lojtarëve. FFK e miratoi këtë, ndërsa edhe kjo ndeshje ndaj Prishtinës u shtye, por vetëm për tre ditë.

TABELA AKTUALE

E Gjilani që luajti sot kryesisht me juniorë, përkundër dominimit të Prishtinës në pjesë të parë, ka treguar luftë në fushë dhe Erzen Hyseni shënoi pas asistimit të Dajan Shehut (73’), por goli u anulua pas shikimit të gjatë në VAR, që zgjati 8-9 minuta.

Prishtina pas fitores së shënuar në xhiron e parë, ka marrë pikën e katërt të stinorit, ndërsa Gjilani me një ndeshje më pak (të shtyer ndaj Fushë Kosovës nga xhiroja e parë) ka marrë pikën e parë të stinorit që në ndeshjen e parë dhe atë me krejtësisht lojtarë të ri në krahasim me korrikun kur luajtën në gara evropiane dhe kishin trajner të posa-emëruar Klodian Duron.

Në xhiron e radhës Prishtina e drejtuar nga Debatik Curri pret Malishevën në formë, ndërsa Gjilani është mysafir i të posainkuadruarit në Superligë, Feronikeli’74.

11-shet startuese:

SC Gjilani: Bllaca, Kqiku, Xhemajli, Bilalli, Ismajli, Rafuna, Mateli, Hyseni, Ismajli, Dermaku, Shaqiri.
FC Prishtina: Nika, Pefqeli, Islami, Hyseni, Kryeziu, Krasniqi, Muja, Sinani, Bytyqi, Useini, Blesa.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga