Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

Liria rikthen Alush Gavazajn në ekip

Liria rikthen Alush Gavazajn në ekip


23 August, 2023 @11:58

Mefsushori defanziv Alush Gavazaj që ka qenë pjesë e Lirisë gjatë stinorit 2017/18 nën drejtimin e Blendi Shkëmbit, i është rikthyer ekipit bardhezi. Liria posa ka zyrtarizuar lojtarin e ri në ekip, që do t’i shtojë përvojë skuadrës, ndërsa 28-vjeçari ka thënë se është i lumtur me marrëveshjen e arritur.

“Jam i lumtur me arritjen e marrëveshjes. Do të jap maksimumin për skuadrën,” është cituar të ketë thënë Gavazaj nga faqja e Lirisë në Facebook.

Gavazaj së fundi ka qenë pjesë e Malishevës në Superligë, ndërsa në stinorin e kaluar është shpallur njëherë edhe “Yll i javës” nga FFK-ja. Liria në dy ndeshjet e para të stinorit ka arkëtuar një pikë, ndërsa në xhiron e radhës ndeshet me Dukagjinin e Klinës si mysafir.

Pos Malishevës, ai ka veshur edhe fanellën e Vëllaznimit, Bylisit, Renovës, Vushtrrisë e Feronikelit që prej vitit 2018 e këndej.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga