VENDOSET
Shtyhet derbi, Drita-Ballkani
22 August, 2023 @18:54
Përballja mes nënkampionit dhe kampionit të Kosovës është shtyer. Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Ballkanit që është dashur të zhvillohet në kuadër të xhiros së tretë të Superligës është shtyer për një datë të pacaktuar.
Kjo, pasi që ekipi suharekas ka kërkuar që të koncentrohet në përballjen vendimtare të playoffit të Ligës së Konferencës ndaj BATE Borisovit bjellorus. Në rast se Ballkani kalon BATE Borisovin, atëherë do të sigurojë fazën grupore të Ligës së Konferencës.
Vendimin e ka marrë Komisioni i Garave të Superligës.
“Komisioni Garave e ka aprovuar kërkesën e FC Ballkani, që ndeshjen e javës së 3-të të Albi Mall Superligë, ndërmjet FC Drita – FC Ballkani, e cila ka qenë në program të zhvillohet më datë 27.08.2023, ta shtyjë për një datë tjetër, për arsye të interesit të futbollit të Kosovës, ngase FC Ballkani më 24 dhe 31 gusht i zhvillon ndeshjet e rëndësishme të “play-off”-it kundër Bate Borisovit për kualifikime në fazën e grupeve në UEFA Conference League.”