Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEBUTIM ME DYGOLËSH

Albion Rrahmani “shkund” Rumaninë, debuton me dy gola

Fotot: FCRapid1923/ fb

Albion Rrahmani “shkund” Rumaninë, debuton me dy gola


26 August, 2023 @7:49

Sulmuesi i deridjeshëm i Ballkanit, Albion Rrahmani, ka regjistruar debutimin perfekt te ekipi i tij i ri, Rapid nga Bukureshti. Qendërsulmuesi nga Kosova, edhe pse është futur në pjesë të dytë të ndeshjes nga trajneri i ekipit, ka arritur që të shënojë dy herë dhe të festojë me bashkëlojtarët fitoren.

Pas ndeshjes, Rrahmani ka thënë se fitoren ia dedikon familjes së tij, ndërsa trajneri italian i ekipit Cristiano Bergodi e futi atë në ndeshje në minutën e 46 të lojës, pasi që sulmuesi kroat Marko Dugandzic kishte dështuar të shënonte njërën nga dy penalltitë e fituara të ekipit në pjesë të parë.

Albion Rrahmani

E Rrahmani së pari shënoi për 2-3 në minutën e 65 të ndeshjes, ndërsa në kohën shtesë dha për përfundimtaren Craiova 3-5 Rapid.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga