Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZIM NË SKENDERAJ

Drenica kap pikën e parë të stinorit

Foto: KFDrenica/fb/ J. Murtezaj

Drenica kap pikën e parë të stinorit


25 August, 2023 @19:35

Drenica ka marrë pikën e parë të stinorit 2023/24 në Ligën e Parë - Grupi A, duke barazuar sot me Trepçën’89 si vendas, në një ndeshje ku s’u panë golat për përfundimtaren, Drenica 0-0 Trepça’89.

Vendasit më shumë tentuan kah fillimi i pjesës së dytë për të ardhur deri te goli, por në dy raste pak më të mira që kishin në njërën topi shkoi jashtë porte kur Hasan goditi (64’) ndërsa në tjetrën Imeri prej afërsie s’arriti ta kalojë topin në rrjetë (68’).

TABELA AKTUALE

Trepça’89 në anën tjetër ka pasur rast me Fatty (60’) dhe Mashau (75’) por as ata s’qëlluan kornizën e portës së Drenicës Sunaj Keçit që në fund u pajtua me pikën e parë të stinorit.

Në anën tjetër ‘89-shi i Shpëtim Idrizit pas fitores në xhiron e parë, u desht të pajtohet me barazimin sot, për të kaluar në katër pikë në total pas dy xhirosh.

Në xhiron e radhës, pas dy ndeshjeve si mysafir ‘89-shi do të luajë duelin e parë të stinorit në shtëpi, ku pret Rahovecin. Ndërsa Drenica do të jetë mysafire e debutuesve në Ligë të Parë - Grupi A, Dinamo Ferizaji.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë