Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIDERE NË XHIRON E PARË!

Prishtina e Re e nis me fitore Ligën e Parë

Prishtina e Re e nis me fitore Ligën e Parë


23 August, 2023 @19:05

Skuadra e Prishtinës së Re ka nisur me fitore Ligën e Parë. Në kuadër të ndeshjes së parë të stinorit të ri, ekipi i Prishtinës së Re ka mposhtur Ulpianën 1-4 me golat e shpejt të shënuara në pjesë të parë të ndeshjes, për të siguruar fitoren në fund, pas një pjesë të dytë të baraspeshuar sa i përket golave.

Ulpiana 1-4 Prishtina e Re [n.n. - Eridon Maloku, Rigon Kabashi, Donat Krasniqi, Kreshnik Bahtiri].

Eridon Maloku hapi serinë e golave për bardhekaltërit, ndërsa më pas Rigon Kabashi dhe Donat Krasniqi i dhanë goditjen e radhës kundërshtarit për të nisur mbarë Ligën e Parë - Grupi B. Në pjesë të dytë të dyja skuadrat shënuan nga një herë.

TABELA AKTUALE

Kujtojmë, Prishtina e Re hyri këtë stinor në Ligë të Parë pasi që siguroi atë nga Liga e Dytë me emrin Shkëndija Hajvali, emër të cilin e ndërroi gjatë verës.

Në anën tjetër Ulpiana e drejtuar nga Emin Bajrami ka qenë e dyta në Ligën e Parë - Grupi B dhe luajti ndeshje barazhi për Superligë, ku u eliminua nga Liria.

PRISHTINA E RE XI: 87. E. Bislimi; 17. F. Azizi, 2. G. Hana, 3. M. Sejdiu, 4. D. Krasniqi; 6. S. Sadriu (kap.), 7. L. Dobraqiti, 14. V. Ademi, 23. K. Bahtiri; 10. R. Kabashi, 9. E. Maloku. Trajner: Elon Berisha.
Rezervistët: R. Emini, F. Dragusha, V. Demiri, S. Kosumi, F. Bajrami, U Nuhu, A. Hasani, O. Sijarina, T. Salihu.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë