Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DINAMO - VËLLAZNIMI

Pa gola në Ferizaj, Dinamo e Vëllaznimi ndajnë pikët

Foto: KF Vëllaznimi Facebook

Pa gola në Ferizaj, Dinamo e Vëllaznimi ndajnë pikët


20 August, 2023 @19:02

Pas shumë diskutimeve se a do të jetë në Grupin A apo Grupin B, Dinamo i Ferizajit sezonin e ka nisur në Grupin A, duke u përballur me Vëllaznimin.

Ky takim u mbyll pa gola, 0-0 pas 90 minutave lojë, pasi të dyjat skuadrat dështuan ta gjejnë rrjetën kundërshtare përkundër rasteve që i patën.

TABELA AKTUALE

Rastin më të mirë në këtë takim e pati skuadra gjakovare, e cila dështoi të shënonte nga pika e bardhë. Futbollisti gjakovar humbi ekuilibrin gjatë gjuajtjes së penalltisë, duke e prekur dy herë topin, me ç‘rast humbi të drejtën për ta goditur atë.

Xhiron që vjen, Dinamo i shkon Suharekës, kurse Vëllaznimi e pret Trepçën në duelin e dy prej skuadrave më të vjetra të futbollit kosovar.

Vellaznimi


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë