Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE PËR VJOSËN

Drin Ymeri ia jep nismën e mbarë Vjosës

Drin Ymeri ia jep nismën e mbarë Vjosës


21 August, 2023 @11:35

Vjosa ka hapur stinorin në Ligën e Parë — Grupi B me fitore dje, duke e mposhtur në shtëpi Vllazninë e Pozharanit me rezultat 2-0. Ka qenë sulmuesi i ekipit nga Shtimja, Drin Ymeri, që ka shënuar nga një gol për pjesë për t’i dhënë fitoren ekipit të tij, Vjosa 2-0 Vllaznia [Drin Ymeri 28’, 51’].

TABELA AKTUALE

Fitorja i ka dhënë nismë të mbarë ekipit nga Shtimja këtë stinor, ndërsa Leotrim Krasniqi pas fitores veçse ka nisur planet për duelin e radhës ndaj Prishtinës së re (ish-Shkëndija Hajvali). Në anën tjetër Vllaznia pas mysafirllëkut në Shtimje, edhe në xhiron e dytë do të luajë jashtë, derisa do të jetë mysafire e pretendit për Superligë nga ky grup, Ferizaji.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë