Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

'89-SHI E NIS FURISHËM STINORIN

Trepça’89 e nis me goleadë

Trepça’89 e nis me goleadë


20 August, 2023 @10:42

Misioni për rikthim të shpejt në Superligë për Trepçën’89 ka nisur me goleadë në Istog, ku skuadra e Shpëtim Idrizit ka mposhtur thellë ekipin e Ramush Gashit në Demush Mavraj dje.

Istogu 0-4 Trepça’89 [Happy Mashau 23, 90pen., Maddy Fatty 52, Eridon Fazliu 69].

Trepca89

Mitrovicasit që nga fillimi i ndeshjes u pa që janë ekip më cilësor dhe pas dominimit të krijuar dhe epërsisë së marrë në fillim të ndeshjes, në pjesë të dytë thyen krejtësisht mbrojtjen e Istogut për të fituar duelin me katër gola të shënuara dhe për t’i marrë tri pikët e para të stinorit.

TABELA AKTUALE

Me fitore, Trepça’89 që ra nga Superliga në sezonin që e lamë pas, ka dalë në pozitë të parë për momentin, duke krijuar goldallim të madh, ndërsa Istogu do të duhet të kërkojë pikët e para të stinorit, në ndonjë ndeshje tjetër.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë