MITROVICË
Trepça zyrtarizon edhe tre përforcime, para fillimit të stinorit
18 August, 2023 @11:14
Skuadra e Trepçës që drejtohet nga Emin Baliqi ka zyrtarizuar tre përforcime në dy ditët e fundit, për të bërë të ditur synimin që ekipi mitrovicas po synon rikthimin në Superligë.
Minatorët kanë shtuar në radhët e tyre Nicolas Da Silvën, Gabriel Coutinhon dhe Bler Istrefin, me të cilët kanë nënshkruar marrëveshje njësezonale.
Mitrovicasit që stadiumin Adem Jashari e kanë në gjendje të mjerë, po luajnë në terren me bar sintetik, ndërsa ekipi fuqishëm po kërkon që me punë të pandalshme të arrijë Superligën.
Nga Liga e Parë - Grupi A, vetëm fituesi i ligës shkon direkt në Superligë, ndërsa vendi i dytë duhet të luajë dy ndeshje barazhi për të siguruar elitën. Në xhiron e parë, Trepça do të takohet me Rilindjen 1974 të Pejës, në përballjen që luhet të shtunën me fillim prej orës 17:00.