Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIPJAN

Lucas de Oliveira Cunha - përforcim i Ulpianës

Lucas de Oliveira Cunha - përforcim i Ulpianës


16 August, 2023 @11:49

Ulpiana që garon në Ligë të Parë - Grupi B dhe në stinorin e kaluar arriti të përfundojë e dyta aty nën drejtimin e trajnerit Emin Bajrami për të siguruar barazhin, ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me futbollistin brazilian, Lucas Cunha.

Sipas njoftimit të Ulpianës, Cunha ka luajtur në liga të ndryshme, derisa ka qenë pjesë e ekipit Balcany të Ukrainës dhe Surxon në Uzbekistan gjithashtu. Në Brazil lojtari në fjalë ka qenë pjesë e Friburguense, Comercial, etj.

Cunha luan në krah të majtë të mesfushës ku integrohet në sulm shpejt, ndërsa 26-vjeçari është 178-centimetra i gjatë dhe i lindur në Cataguases të Brazilit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë