Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRI

Vushtrria prezanton dy brazilianë

Vushtrria prezanton dy brazilianë


16 August, 2023 @11:24

Skuadra e Vushtrrisë që garon në Ligën e Parë - Grupi B, ka prezantuar dje dy futbollistë brazilianë si përforcime për stinorin që nis këtë fundjavë.

Wellerson Da Silva dhe Paulo Cezar janë dyshja që kanë arritur marrëveshje me Vushtrrinë për stinorin 2023/24. Të dy janë lojtarë ofanzivë, ndërsa Wellerson luan si qendërsulmues e Cezar në krah të sulmit.

Ditë më parë, Vushtrria njoftoi edhe për rikthimin e mesfushorit me përvojë në ekip, Dior Zabërgja. Ky i fundit në stinorin e kaluar luajti te Dukagjini në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë