Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUHAREKA - DRENICA

Suhareka dominon dhe fiton ndeshjen hapëse të stinorit

Foto: FCSuhareka/ fb

Suhareka dominon dhe fiton ndeshjen hapëse të stinorit


18 August, 2023 @18:51

Ndeshja e parë e sezonit 2023/24 në Ligën e Parë, është hapur me fitoren e Suharekës ndaj Drenicës me rezultat 1-0 [Mevlan Zeka 73’]

Që në minutën e dytë, Suhareka shënoi përmes Fitim Susurit, por goli i tij u anulu për shkak të pozitës jashtë loje.

Suhareka shënoi edhe në minutën e shtatë me Mevlan Zekën, por edhe atij iu anulua goli për shkak të pozitës jashtë loje.

Djelmoshat e trajnerit, Granit Begolli, ishin më kërkues gjatë gjithë ndeshjes, derisa mbrojtja e mirë e Drenicës u thye në minutën e 73’, pas një harkimi të bukur në zonë nga Liridon Fetahaj, Mevlan Zeka shënoi me kokë në debutimin e tij dhe ia solli 3 pikëshin e parë për skuadrën.

TABELA AKTUALE

Drenica e drejtuar nga Sunaj Keçi do të duhet të kërkojë pikë në javët tjera kampionale, ndërsa Suhareka nëse vazhdon kështu, pritet të jetë ndër kandidatët kryesorë në rrugëtim drejt Superligës.

Suhareka në xhiron e dytë do të përballet me Dinamon, kurse Drenica me Trepçën’89.

Drenica xi


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë