Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E NISIN ME FITORE

Moustapha Ba vazhdon me gola, Trepça fiton

Foto: KFTrepça/ fb

Moustapha Ba vazhdon me gola, Trepça fiton


20 August, 2023 @10:51

Sulmuesi Moustapha Ba ka vazhduar me formë të mirë që nga stinori i kaluar dhe me dy golat e tij në pjesë të dytë dje, ka siguruar fitoren e Trepçës së drejtuar nga Emin Baliqi në ndeshje ndaj Rilindjes 1974 që po udhëhiqet nga Fisnik Gashi.

Trepca

Mitrovicasit që po luajnë si vendas në Xhevat Jusufi në mungesë të Adem Jasharit, kanë kaluar në epërsi pak para fundit të pjesës së parë me Florent Hysenin, ndërsa në pjesë të dytë senegalezi 25-vjeç ka shënuar dy herë për të siguruar fitoren.

Trepça 3-2 Rilindja 1974 [Florent Hyseni 45+1, Moustapha Ba 61’, 66’ - Arbër Maznikolli 81, Drilon Leku 87].

TABELA AKTUALE

Edhe pse mysafirët u këndellën vonë, goli i Arbër Maznikollit dhe Drilon Lekut vetëm sa shtuan ethet për fund të ndeshjes, por Rilindja 1974 nuk arriti të kapë së paku pikën ndaj Trepçës.

Trepca

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë