Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICË

Trepça’89 vazhdon me përforcime

Trepça’89 vazhdon me përforcime


23 August, 2023 @11:27

Ekipi mitrovicas që nisi në mënyrë më të mirë stinorin e ri në Ligë të Parë - Grupi A, po vazhdon të përforcojë skuadrën. Trepça’89 që fitoi ndeshjen e parë të stinorit ndaj Istogut në Demush Mavraj, ka bërë të ditur pak më parë se ka arritur marrëveshje me futbollistin Williams Kouame.

Mefsushori 21-vjeç i është bashkangjitur ekipit pasi që ka bindur kryetrajnerin e ekipit mitrovicas, ndërsa klubi i ka uruar sukses në rrugëtimin me ‘89-shin drejt rikthimit në Superligë.

“Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton afrimin e futbollistit Williams Kouame.

Kouame luan pozitën e mesfushorit dhe i është bashkuar skuadrës në fillim të fazës së pregaditjeve ku edhe ka bindur kryetrajnerin me paraqitjet e tij.” - ka shkruar njoftimi i KF Trepça’89.

Në xhiron e dytë, Trepça’89 është mysafire e DrenicësBajram Aliu të Skenderajt.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë