Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FORCË SHTESË NË EKIP

KB Peja siguron Meriton Ismailin

KB Peja siguron Meriton Ismailin


24 June, 2023 @16:20

Reprezentuesi i Kosovës, Meriton Ismaili, që kishte lënë Prishtinën për tu bërë pjesë e KB Prizrenit përgjatë stinorit të kaluar të Superligës, është bërë lojtari më i ri i KB Pejës.

Lajmin e zyrtarizoi Peja, që është kampione aktuale e Superligës, ndërsa i uroi Ismailit mirë se ardhje në qytet. Aloja prishtinase me 197-centimetrat e tij pritet të jetë shtesë e rëndësishme për ekipin, derisa në stinorin e kaluar ka pasur statistika të mira në Superligë.

Meriton Ismaili @ Peja

Basketbollisti 23-vjeç luajti mesatarisht me 27.7-minuta për ndeshje, ndërsa dha 9.9 pikë mesatarisht për t’i bërë 4 kërcime e 1 asistim për ndeshje gjithashtu.

“Meriton Ismaili i bashkangjitet udhëtimit të KB Pejës në sezonin 2023/2024. Meriton, mirë se vjen në qytetin e Kampionit,” — ka shkruar njoftimi i Pejës sot, ndërsa më pas ka bërë të ditur se do të ketë edhe dy lajme tjera për adhuruesit e ekipit, po sot. Mbetet të shihet se çfarë lajme do të jenë ato, lidhur me shtesat në skuadër, apo ndonjë vazhdim marrëveshjeje me ndonjërin nga ekipi me të cilët u bënë kampion në stinorin 2022/23.◼️


 
Të gjitha lajmet nga