Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ME MARRËVESHJE

KB Peja zyrtarizon ndarjen me 4 lojtarë të huaj

KB Peja zyrtarizon ndarjen me 4 lojtarë të huaj


8 February, 2023 @22:20

Katërshja e huaj e Pejës, ashtu siç u përfol deri tash, edhe zyrtarisht më nuk është pjesë e ekipit verdhezi. Rodney Purvis, Isaiah Umipig, Khaliq Spicer dhe Ivan Koljevic - kanë ndarë rrugët me KB Pejën, ndërsa verdhezinjtë i kanë uruar çdo të mirë në vazhdim të karrierës lojtarëve në fjalë.

Derisa Purvis e Umipig ishin pjesë e Pejës që nga fillimi i stinorit, Spicer erdhi më vonë, ndërsa krejt në fund edhe Koljevic. Rezultatet jo të mira në ciklin e tretë të ndeshjeve të Superligës bën që Peja të bie në pozitë të tretë të renditjes tabelare, ndërsa shqiponjat e Karagaçit fituan vetëm 3 nga 7 ndeshje që kishin dhe atë ndaj skuadrave të pjesës së poshtme të renditjes tabelare.

Purvis luajti te Peja me 18.7 pikë për ndeshje mesatarisht, duke regjistruar edhe 3.7 asistime. Umipig me 11.4 pikë për ndeshje e 4.1 asistime, Spicer me 7.3 pikë e 5 kërcime, ndërsa Koljevic me 3 pikë e 1.3 asistime si mesatare.

“KB Peja njofton se ka ndërprerë me marrëveshje të dyanshme kontratat me lojtarët Rodney Purvis, Isaiah Umipig, Khaliq Spicer dhe Ivan Koljevic. Klubi ju dëshiron çdo të mirë lojtarëve në vazhdim dhe i falenderon shumë për kontributin e tyre në klub,” ka shkruar njoftimi i plotë i verdhezinjëve sonte.

Përndryshe, në dy ditët e kaluara, KB Peja ka zyrtarizuar dy basketbollistë të rinj të huaj në skuadër, ku në ekip janë shtuar Marvin Jefferson dhe Larry Thomas.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga