LIGA E FEMRAVE

KBF Bashkimi largon basketbollisten amerikane
28 February, 2021 @16:45
Skuadra e Bashkimit në konkurrencën e femrave ka bërë një ndryshim në përbërjen e saj.
Ekipi prizrenas ka liruar basketbollisten amerikane, Le’Jzae Davidson, e cila tashmë është rikthyer në vendlindjen e saj në ShBA.
Davidson ka qenë basketbollistja më e dalluar e Bashkimit në këtë stinor, duke luajtur me mesatare prej 25.2 pikëve për ndeshje në 13 paraqitje që i kishte në kampionat.
Në vend të saj, portokallezinjtë kanë paralajmëruar një përforcim të ri.