Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KBF BASHKIMI - KBF PENZA

KBF Bashkimi mposht Penzën lehtë

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

KBF Bashkimi mposht Penzën lehtë


28 October, 2020 @19:37

Skuadra e femrave të Bashkimit që ditë më parë festoi triumfin në Superkupë të Kosovës në basketboll, ka arritur të nis kampionatin mbarë, duke e mposhtur Penzën sonte në Sezai Surroi të Prizrenit me rezultat të thellë 105-68.

Që prej minutës së parë të ndeshjes basketbollistet e drejtuara nga trajneri Fabian Gjuka nuk kanë pasur problem dhe ai lehtësisht eksperimentoi duke futur në lojë thuajse të gjitha lojtaret.

Në anën tjetër ekipi i Hekuran Husaj, nuk arrinte assesi t’i bënte ballë forcës së vendaseve dhe kështu vetëm falë lojtares më me përvojë të tyre arrinte t’i ndiqte ato.

L’jZae Davidson shënoi 30 pikë për Bashkimin në këtë fitore, ndërsa pikë dyshifrore shënuan edhe Diedona Halitaj, 16 dhe Gresa Gashi 12 e Sara Vraniqi 12.

Te Penza Valbona Bytyqi me 29 pikë, 10 kërcime e 3 asistime ishte më e dalluara, ndërsa pikë dyshifrore shënoi edhe Ermelinda Gjuka, 13.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave