Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS

KBF Bashkimi në finale të Kupës me KBF Prishtinën

FOTO / KBF Bashkimi

KBF Bashkimi në finale të Kupës me KBF Prishtinën


28 January, 2021 @21:17

KBF Bashkimi e mposhti KBF Penzën me rezultat 80-76 dhe u kualifikua në finale të Kupës së Kosovës te femrat.

Vashat e Bashkimit ishin shumë afër të befasoheshin në çerekun e fundit, por megjithatë arritën të kualifikohen tutje.

Le’Jzae Davidson me 36 pikë, 4 asistime e 4 topa të rrëmbyer, ishte më e mira te Bashkimi, derisa u ndihmua edhe nga Aisha Balarabe me 14 pikë e 26 kërcime.

Te Penza Gabrielle Cooper me 21 pikë e 11 kërcime dhe Ashlie Howwel me 17 pikë e 13 kërcime.

Bashkimi është fituesi i fundit i Kupës së Kosovës, derisa në finale do të takohet me Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave