Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 2: KBF TREPÇA - KBF BASHKIMI

KBF Bashkimi pa humbje kualifikohet në finale

FOTO / KBF BASHKIMI

KBF Bashkimi pa humbje kualifikohet në finale


24 March, 2023 @23:27

Vashat e Bashkimit, duke e mposhtur KBF Trepçën edhe në ndeshjen e dytë të Play Offit, u kualifikuan në finale të Ligës së Femrave.

Me dominim total, Bashkimi triumfoi me rezultat 60-82.

Kapitenja Aulona Muhadri shkëlqeu me double-double prej 25 pikë e 16 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Dasia Evans me 21 pikë e 10 kërcime dhe Sarra Vraniqi me 18 pikë të tjera.

Te Trepça u veçuan Erzana Mulaku me 19 pikë, Keaunna Johnson me 14 dhe Alma Muzliukaj me 11 pikë, por nuk mjaftuan për fitore.

SKEMA E PLAY OFFIT

KBF Bashkimi është skuadra e vetme pa humbje në Ligën e Femrave. Vashat prizrenase regjistruan fitoren e 22 rresht, derisa në finale do të takohen me KBF Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave