Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KBF TREPÇA - KBF PRISHTINA

KBF Prishtina e pamëshirshme ndaj KBF Trepçës

FOTO / KBF Prishtina

KBF Prishtina e pamëshirshme ndaj KBF Trepçës


24 January, 2021 @14:54

KBF Prishtina me lehtësi e mposhti KBF Trepçën me rezultat 33-128

Vashat e Prishtinës dominuan që nga fillimin i ndeshjes. Pjesa e parë përfundoi me 46 pikë epërsi për skuadrën prishtinase.

Prishtina e nisi pjesën e dytë me një seri prej 14-0-ve, derisa pësoi vetëm 5 pikë në çerekun e tretë, dhe pa telashe e regjistroi fitoren e radhës.

Më e mira te Prishtina ishte amerikanja Alexis Tolefree me 32 pikë, 6 topa të rrëmbyer, 4 kërcime e 3 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Besjana Martinaj me 20 pikë.

Te Trepça e vetmja me pikë dyshifrore ishte Sihana Ramoja me 14 pikë. Ajo luajti edhe me 7 kërcime, 4 topa të rrëmbyer e 2 asistime.

TABELA AKTUALE

KBF Prishtina e regjistroi fitoren e 7 të stinorit krahas 4 humbjeve që i ka, kurse KBF Trepça ka bilanc prej 1 fitoreve e 10 humbjeve.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave