KBF PENZA - KBF PRISHTINA

KBF Prishitna fiton derbin, ngritet në pozitën e dytë
26 March, 2021 @19:18
KBF Prishtina e fitoi derbin kundër Penzës me rezultat 56-75.
Ndeshja ishte e ngushtë deri në 3 minutat e fundit të ndeshje, kur sulmuet e Prishtinës ishin të pakapshme nga mbrojtja e Penzës dhe kështu vashat e trajnerit Fidan Shatri e regjistruan fitoren e radhës.
Enxhi Xhanaj me 23 pikë, 6 kërcime, 5 asistime, 3 topa të rrëmbyer e 2 bllokada, ishte më e dalluara te Prishtina, derisa u ndihmua edhe nga Da’Jah Daniel me 18 pikë e 16 kërcime dhe Era Shatri me 17 pikë e 8 kërcime.
Te Penza e vetmja me pikë dyshifrore ishte Valbona Bytyqi. Ajo luajti me 22 pikë, 6 kërcime e 4 topa të rrëmbyer.
Që të dyja skuadrat e mposhtën njëra tjetrën nga 2 herë në Ligën e Femrave.
Që të dyja skuadrat kanë nga 12 fitore e 7 humbje.
Në xhiron e fundit të stinorit të rregullt, Prishtina e pret Kastriotin, kurse Penza takohet me Trepçën.