Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 2: KBF PENZA - KBF PRISHTINA

KBF Prishtina 2-0, super derbi në finale

KBF Prishtina 2-0, super derbi në finale


24 March, 2023 @23:33

Sikurse KBF Bashkimi, edhe KBF Prishtina e përfundoi gjysmëfinalen e Play Offit me rezultat 2-0, duke e kaluar Penzën.

Në ndeshjen e dytë të serisë gjysmëfinale, vashat prishtinase e mposhtën Penzën me rezultat 82-91.

Adrienne Godbold me 33 pikë, 11 kërcime, 5 asistime e 4 topa të rrëmbyer, ishte e pakapshme në parket te Prishtina, derisa u ndihmua edhe nga Elektra Zykaj me 18 pikë dhe Agnesa Rrahmani me 14 pikë të tjera.

Te Penza u dalluan Saranda Daci me 28 pikë e 13 kërcime, Erjona Krasniqi me 19 pikë, Ermelinda Gjuka me 17 pikë e 11 kërcime dhe Jeta Zeka me 16 pikë.

SKEMA E PLAY OFFIT

KBF Prishtina në finalen e madhe do të takohet me KBF Bashkimin që s’ka shijuar humbjen ende në Ligën e Femrave në këtë sezon.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave