Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

W | PLAYOFF SEMI'S: TREPCA - PRISHTINA

KBF Prishtina arrin finalen

KBF Prishtina arrin finalen


3 April, 2022 @16:30

Lehtë dhe pa shumë telashe, por edhe pritur, vajzat e Prishtinës kanë arritur që të fitojnë edhe në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së PlayOffit Trepcën, për të bërë rezultatin 2-0 në seri dhe për të siguruar finalen e PlayOffit.

Bardhekaltërat pas ndeshjes së parë të fituar, ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë, sot me rezutlat 66-77 për të vulosur biletën për finale të PlayOffit.

Stasha Carey me 16 pikë ka qenë më efikasja te Prishtina, që nuk ka humbur në asnjë ndeshje këtë stinor përgjatë kampionatit. Carey regjistroi edhe 15 kërcime.

SKEMA E PLAYOFFIT

Tre lojtare tjera kanë shënuar nga 13 pikë, Diellza Dekaj, Arbnorë Përquku dhe Sarah Mgbeike.

Te Trepça mundi i pakompromis i Ta’sharra Jeffries me 48 pikë s’ka mjaftuar, derisa lojtarja tjetër e vetme që shënoi pikë dyshifrore ka qenë Kelly Santos me 13 pikë e 17 kërcime.

Për Trepçën e drejtuar nga Kemajl Muja këtu merr fund stinori 2021/22. Prishtina në finale pret fituesin e gjsymëfinales së PlayOffit Penza-Bashkimi, që aktualisht është në barazim, 1-1.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave