KUPA E KOSOVËS
KBF Prishtina finalistja e parë
28 January, 2021 @19:55
Skuadra e Prishtinës, duke e mposhtur KBF Vëllaznimin me rezultat 66-89, u kualifikua në finale të Kupës së Kosovës te femrat.
Vashat e Prishtinës nga fillimi e deri në fund e mbajtën epërsië dhe me lehtësi e mposhtën skuadrën gjakovare.
Amerikanja Alexis Tolefree me 34 pikë ishte koshashënuese më e mirë te Prishtina, derisa u ndihmua edhe nga Enxhi Xhanaj me 20 pikë e 18 kërcime.
Te Vëllaznimi u dallua Sarah Mgbeike me 25 pikë e 24 kërcime dhe Raven Baker me 15 pikë, 6 kërcime e 5 asistime ishin më të dalluarat te skuadra gjakovare.
Prishtina në finale do të takohet me fituesen nga dueli KBF Bashkimi - KBF Penza.