Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KASTRIOTI (F) - PRISHTINA (F)

KBF Prishtina kthehet në parket me fitore

FOTO / Shpend Ahmeti

KBF Prishtina kthehet në parket me fitore


21 November, 2020 @19:08

Vashat e Prishtinës arritën ta mposhtin Kastriotin me rezultat 70-103 dhe e regjistruan fitoren e dytë të stinorit.

KBF Prishtina luajti me mungesa të shumta në këtë ndeshje, por e arritën qëllimin, duke e mposhtur kundërshtaren.

Enisa Kamerolli me 33 pikë, 12 asistime e 3 kërcime ishte më e dalluara, derisa u ndihmua edhe nga Era Shatri me 29 pikë, 11 kërcime e 7 asistime dhe Besjana Martinaj me 23 pikë e 5 asistime.

Te Kastrioti shkëlqeu Agnesa Rrahmani me 40 pikë, 4 kërcime e 3 asistime.

TABELA AKTUALE

KBF Prishtina me një ndeshje më pak, me 2 fitore e 2 humbje gjendet në pozitën e tretë, kurse Kastrioti 5 humbje ende nuk u njoftua me fitore.

Në xhiron gjashtë Prishtina takohet me Trepçën, derisa Kastrioti me Vëllaznimin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave