KBF VËLLAZNIMI - KBF PRISHTINA

KBF Prishtina rrëmben pozitën e dytë nga Vëllaznimi
12 March, 2021 @22:09
Skuadra e Prishtinës e mposhti Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat 74-79.
Rezultati ishte i ngushtë deri në minutat e fundit, por Prishtina ishte skuadra që gaboi më pak dhe arriti fitoren.
Pesë basketbolliste luajtën me pikë dyshifrore te Prishtina. Enisa Kamerolli ishte koshashënuesja më e mirë me 15 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Dajan Daniel me 14 pikë e 15 kërcime.
Te Vëllaznimi u veçuan Raven Baker me 27 pikë dhe Sarah Mgbeike me 23 pikë e 18 kërcime.
Që të dyja skuadrat i kanë nga 11 fitore e 6 humbje.
Në xhiron tjetër Prishtina takohet me Penzën, kurse Vëllaznimi me Trepçën.