HIDHET SHORTI
Kosova kupton rivalin e playoffit!
22 November, 2024 @12:07
Kosova, pasi që përfundoi si e dyta në Ligën C të Kombeve, në shortin e sotëm të filluar në mesditë në Nyon të Zvicrës, ka kuptuar kundërshtarin nga pozita e tretë e Ligës B, me të cilin duhet të luftojë për të arritur ngritjen në ligë më lartë.
Shorti deshi që Kosova të përballet me Islandën
Dueli i parë do të zhvillohet në Kosovë, në datat 20 mars, ndërsa ai i kthimit 3 ditë më vonë në Islandë.