Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË KOSOVËS, PAS FITORES NDAJ LITUANISË

Foda: U detyruam për ndërrime taktike dhe kishim pak fat

Foda: U detyruam për ndërrime taktike dhe kishim pak fat


19 November, 2024 @0:20

Përzgjedhësi gjerman i Kosovës, Franco Foda, në deklaratën e tij dhënë pas ndeshjes Kosova-Lituania ka bërë të ditur në përgjithësi që reprezentacioni i Kosovës është në rrugë të duhur të përmirësimit.

Ai ka përmendur arsyet për këtë, ndërsa ka folur edhe për lojën ndaj Lituanisë, të cilën Kosova e fitoi me rezultat minimal, 1-0. Muharrem Jashari shënoi golin, ndërsa në fund të pjesës së dytë mori edhe karton të kuq që la Kosovën në telashe përgjatë pjesës së dytë, duke qenë se ekipi mbeti me 10 lojtarë në fushë.

“Ishim konstant në pjesë të parë të lojës, me lojë të mirë shënuam edhe golin herët. Por, pas kartonit të kuq u detyruam për vrap të madh dhe në lojë pa top, orientimi u bë kah pjesa defanzive. Edhe pse kishim dy raste për të shënuar në pjesë të dytë, nga minuta e 65-të kishim pak fat, pasi që Lituania goditi dy herë shtyllat,” ka thënë 58 vjeçari Foda.

TABELAT AKTUALE TË LIGËS C TË KOMBEVE

Përndryshe, ai beson se Kosova do të arrijë më shumë nëse vazhdon kështu, pasi që ka mundësi përzgjedhjeje lojtarësh dhe konkurrenca e energjia po bëjnë gjithçka më mirë.

“Jemi të lumtur me rezultatet e fundit, kemi katër fitore e një barazim në pesë ndeshjet e fundit. Në pjesë të dytë pas rreziqeve nga Lituania ndërruam skemën taktike në 5-3-1. U detyruam për këtë. Por, tash ekipi po shkon aty ku duhet të jetë edhe pse ende nuk është aty ku po kërkoj. Tani, edhe pa lojtarët më të rëndësishëm po marrim pikë dhe po luajmë. Konkurrenca dhe energjia e madhe është tjetër tani në krahasim me atë që ishte në fillim,” ka shtuar ai ndër të tjera.

Kosova ka përfunduar në pozitë të dytë të Grupit 2 të Ligës C të Kombeve, pas Rumanisë. UEFA-ja prej këtij edicioni të Ligës së Kombeve ka mundësuar që edhe vendet e dyta në grupe të shpresojnë, pasi që ka mundësuar playoff me vendet e treta të ligave më lartë, për ngritje/rënie nga liga.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve