KOSOVA - LITUANIA
Kosova - Lituania, 11-shet startuese
18 November, 2024 @19:31
Ndeshjen e fundit të grupit në kuadër të këtij edicioni të Ligës së Kombeve Kosova e luan sonte në Prishtinë ndaj Lituanisë.
Përveç dy ndryshimeve të detyrueshme në qendër të mbrojtjes për shkak të kartonëve të verdhë, sonte bie në sy startimi me dy sulmues te Kosova. Foda ka vendosur që edhe Rrahmani e edhe Muriqi të startojnë në sulm, me sulmuesin prizrenas si 9-she klasike, e Rrahmani si sulmues i dytë.
11-SHET STARTUESE:
KOSOVA (4-4-1-1): Aro Muric; Florent Hadërgjonaj, Ilir Krasniqi, Fidan Aliti, Mërgim Vojvoda; Edon Zhegrova, Valon Berisha, Elvis Rexhbeçaj, Muharrem Jashari; Albion Rrahmani; Vedat Muriqi.
LITUANIA (4-4-2): Gertmonas; Milasius, Utkus, Girdvainis, Sirvys; Vorobjovas, Gineitis, Lasickas, Slivka; Cernych, G.Paulauskas.
Ndeshja fillon në ora 20:45.