FORMACIONET ZYRTARE
Rumania-Kosova, 11-shet startuese
15 November, 2024 @20:25
Franco Foda ka vendosur. Kjo është 11-shja e Kosovës që do t’i dalë përballë Rumanisë.
Më një formacion të zakonshëm prej 4-2-3-1, por me një krah të ri si Muharrem Jashari, që duket se ka bindur gjermanin për një vend në ekipin startues.
Ai është edhe risia e vetme ose ajo që do të mund të quhej e papritura për këtë 11-she, që do të kërkojë të nxjerrë pikë të plota në Bukuresht, për të ngorhur grupin! Ndeshja nis prej orës 20.45 në “Arena Nationala” të Bukureshtit, kurse Rumania ka fituar ndeshjen e parë në Kosovë 0-3!
Kësaj radhe Kosova kërkon një fitore të tillë!
TABELA AKTUALE, REZULTATET & ORARI
Përndryshe, 11-shet startuese për këtë ndeshje janë:
RUMANIA: Nita; Burca, Dragusin, Banou, Ratiu; M. Marin, Stanciu, R. Marin; Man, Mihaila, Dragus. Trajner: Mircea Lucescu.
KOSOVA: Arijanet Muric; Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova, Florent Hadërgjonaj, Mërgim Vojvdoa; Elvis Rexhbeçaj, Valon Berisha; Florent Muslija, Edon Zhegrova, Muharrem Jashari; Vedat Muriqi. Trajner: Franco Foda.
Gjyqtarët e ndeshjes janë nga Danimarka. Morten Krogh është kryesor, ndihmës janë: Viktor Skytte e Steffen Bramsen, ndërsa i katërti është Lasse Graagaard.