STËRVITJA E PARË E NËNTORIT
Stërvitja e parë u zhvillua me 10 lojtarë
Teksti: FFK
12 November, 2024 @12:00
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e këtij muaji në UEFA Nations League, kundër Rumanisë, më 15 nëntor në Bukuresht, dhe kundër Lituanisë, më 18 nëntor në Prishtinë. Stërvitja e parë u mbajt në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku morën pjesë lojtarët që kishin përfunduar ndeshjet e fundjavës të shtunën, ndërsa futbollistët që kishin luajtur të dielën kryen rigjenerim në hotel.
Në këtë seancë stërvitore u përfshin: Visar Bekaj, Florent Muslija, Muharrem Jashari, Mërgim Vojvoda, Ilir Krasniqi, Fidan Aliti, Florent Hadërgjonaj, Andi Hoti, Baton Zabërgja dhe Art Smakaj. Këta dy të fundit, shprehën emocionet e tyre për përfshirjen në Kombëtare dhe shfaqën optimizmin për dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni.