FTESAT E KOSOVËS
Foda zbardh listën e të ftuarve për nëntor
9 November, 2024 @21:16
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, që zhvillohen gjatë këtij muaji.
Pas mungesës në grumbullimin e kaluar për shkak të lëndimit ekipit i bashkohet sulmuesi i Mallorca-s, Vedat Muriqi, derisa pas një kohe të gjatë rikthehet edhe Bersant Celina. Ndërkohë, prurja e re e këtij grumbullimi është Baton Zabërgja, futbollist i Dinamo Cityt.
Ndeshjen e parë Dardanët e zhvillojnë si mysafirë më 15 nëntor në Bukuresht kundër Rumanisë, në orën 20:45, derisa tri ditë më pas luajnë kundër Lituanisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Përzgjedhësi Foda, të hënën, do të paraqitet në konferencë për media në orën 12:00, në hotel ‘Emerald’, derisa stërvitja e parë do të zhvillohet në orën 17:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Dardanët aktualisht janë në pozitën e dytë në Grupin 2 të Ligës C, me 9 pikë, derisa Rumania kryeson me 12 pikë.
FUTBOLLISTËT REZERVË, PËR FTESË:
Portierë: Ilir Avdyli; Mustafë Avdyli;
Mbrojtës: Lirim Kastrati, Mirlind Kryeziu;
Mesfushorë: Leard Sadriu, Art Smakaj, Altin Zeqiri;
Sulmues: Drilon Hazrollaj, Astrit Selmani, Muhamet Hyseni.
FTESAT PRIMARE — LISTA E FRANCO FODËS
Portierë: Arijanet Muric, Amir Saipi, Visar Bekaj.
Mbrojtës: Mërgim Vojvoda, Florent Hadërgjonaj, Amir Rrahmani, Ilir Krasniqi, Lumbardh Dellova, Fidan Aliti, Leart Paqarada, Donat Rrudhani, Andi Hoti.
Mesfushorë: Valon Berisha, Elvis Rexhbeçaj, Lindon Emërllahu, Florent Muslija, Muharrem Jashari, Baton Zabërgja, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Bersant Celina.
Sulmues: Vedat Muriqi, Albion Rrahmani, Fisnik Asllani.