Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TË FTUARIT E SELEKTORI BRAZILIAN TË SHQIPËRISË

28 futbollistë në listën e Sylvinhos, për ndeshjet vendimtare

Foto: FSHF

28 futbollistë në listën e Sylvinhos, për ndeshjet vendimtare


8 November, 2024 @18:38

Dy fitore nga katër ndeshjet e para! Grupi krejtësisht i barabartë, ku secili secilin e fiton. Shqipëria ka arritur të shënojë dy fitore dhe të regjistrojë dy humbje, ndërsa ka një pikë më pak në renditjen e Grupit 1 të Ligës B të Kombeve sesa liderja Çekia.

Më 16 dhe 19 nëntor do të kuptohet fati i plotë i grupit në fjalë, ndërsa Shqipëria ka dy ndeshjet si vendas. Pret Çekinë lidere si dhe më pas në ndeshjen e fundit të grupit, Ukrainën.

TABELA, ORARI & REZULTATET

E selektori brazilian i Shqipërisë, Sylvinho, që arriti kualifikimin në EURO 2024 me kuqezinjtë, kërkon të bëj hap tjetër që është mundësia për të siguruar Ligën A të Kombeve. Fituesi i grupit shkon automatikisht aty, ndërsa i dyti luan ndeshje playoffi me të tretin që e përcakton shorti nga Liga A.

Për këtë, Sylvinho ka ftuar 28 lojtarë në listën e tij për grumbullim për këto ndeshje që nisin prej të hënës. Katër portierë, nëntë mbrojtës, dhjetë mesfushorë dhe pesë sulmues janë në listën e tij.

FTESAT E SYLVINHOS PËR NDESHJET E NËNTORIT:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni.

Mbrojtës: Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj dhe Marash Kumbulla.

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Feta Fetai, Jasir Asani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha dhe Keidi Bare.

Sulmues: Ernest Muçi, Indrit Tuci, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve