PARAQITJE SUPERIORE NË FUSHË, QË U PRISHË NGA FYERJET E PUBLIKUT
Rumania-Kosova u ndërpre, pas fyerjeve në kor ndaj Kosovës
16 November, 2024 @0:45
Paraqitja më e mirë e Kosovës në fushë. Jashtëzakonisht e përmirësuar dhe me strategji të theksuar dhe lojë të lexuar mirë nga Franco Foda në kundërpërgjigje pas ndeshjes së parë për Dardanët ndaj rumunëve në shtator. Por, fati s’i deshi sulmuesit e Kosovës që të shënojnë.
Dhe kur kishin mbetur minutat shtesë për të përfunduar ndeshja, nisën fyerjet në kor të publikut rumun ndaj Kosovës, gjë që bëri kapitenin Amir Rrahmani të reagojë te delegati i ndeshjes dhe tërheqjen e ekipit të Kosovës nga fusha.
Dialogu nuk dha rezultat, pasi që ekipi ishte i vendosur që për herë të dytë të mos ndodhë e njëjta gjë në Bukuresht dhe kështu, gjyqtari kryesor i ndeshjes pas rreth një ore doli në fushë për të përfunduar ndeshjen, të ndërprerë, pranë rezultatit 0-0! Tifozët rumunë prapa golit janë dëgjuar të thërrisnin “Serbia, Serbia” dhe “Kosova është Serbi”.
TABELA AKTUALE, REZULTATET & ORARI
Sa i përket ndeshjes, raste të mira kishte Muharrem Jashari startues sot, pastaj edhe Vedat Muriqi e Edon Zhegrova. Dominim me lojë dhe raste nga Kosova, ndërsa rumunët i shpëtoi portieri Florin Nita, që mbrojti thuajse gjithçka. Rastet e Kosovës që shkuan kot sot, Muharrem Jashari (16’ dhe 17’) kur s’qëllon portën rumune. Edon Zhegrova (35’) bashkë me Vedat Muriqin, pranë portës! Florent Muslija (47’) e Vedat Muriqi (49’) me mundësi tjera. Ndërsa kah fundi zëvendësuesi Fisnik Asllani (85’) me një goditje të furishme s’gjeti portën, sikurse Zhegrova (87’) pas pak.
Te rumunët, Stanciu qëlloi shtyllën (41’), kur goditi fortë nga afërsia ndërsa portieri Muric as që e pa topin!
Në faqen zyrtare të UEFA-së, ku shkruhet ecuria e ndeshjes është thënë: Ndeshja e Ligës së Kombeve mes Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë. UEFA do të komunikojë vendimin në ditët në vijim.
FFK mbajti edhe një konferencë të shkurtër për shtyp pas ndeshjes, ku folën selektori Foda dhe kapiteni Rrahmani. Të dy theksuan se mjaft është mjaft dhe se Kosova është Kosovë, pasi që një reagim i tillë i publikut rumun po ndodhë për herë të dytë.
Derisa të merr UEFA-ja vendimin përfundimtar, me gjendjen aktuale në renditje tabelare Kosova ka siguruar playoffin e Ligës së Kombeve për të luftuar për mundësinë e kalimit në Ligën B si vend i dytë.
Breaking | Surreal! Kosovo walk off the pitch in the 93rd minute of their Nations League match in Romania after the local fans chanted Serbia's name. Game interrupted!!! The Kosovo players are inside their locker. pic.twitter.com/CZUp2dvRIN
— Emanuel Roşu (@Emishor) November 15, 2024
HIGHLIGHTS - MOMENTET E NDESHJES