Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDËRPRERJES

Rumania-Kosova: Si e përshkruan gazetat e mëdha?

Rumania-Kosova: Si e përshkruan gazetat e mëdha?


16 November, 2024 @1:36

Gazetat e mëdha evropiane kanë dalë me publikimet e tyre për ndeshjen e ndërprerë ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës, ndërsa përshkrimet e tyre janë si mëposhtë:

Gazzetta dello Sport (ITALI): “Kaos në Rumani. Tifozët brohoritën thirrje pro-serbe, ndërsa Kosova lëshoi fushën. Ajo çka ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes është senzacionale. Videot që po qarkullojnë në internet tregojnë fragmente të brohoritjeve pro-Serbi. Kjo çoi që futbollistët e Kosovës të ikin drejt zhveshtoreve, pasi që kishte edhe një konflikt në fushë me disa lojtarë kundërshtarë.”

Marca (SPANJË): “Kosova lëshon fushën pasi që tifozët rumunë brohoritën ‘Serbia, Serbia!’. Futbolli ndalet përsëri për një arsye tjetër nga sporti. Ndeshja Rumania-Kosova u ndërpre në minutën e 93-të. Pas një konflikit në mes të Denis Alibec dhe Amir Rrahmanit, tifozët vendas filluan me brohoritje “Serbia, Serbia, Serbia”, që është edhe arsyeja pse lojtarët e Kosovës lëshuan fushën dhe ndeshja u ndërpre.

L’Equipe (FRANCË): “Rumania - Kosova u ndërpre për shkak të brohoritjeve raciste nga publiku. Në kohën shtesë, pas një grindjeje mes Alibecut dhe Rrahmanit, Edon Zhegrova me ekipin e tij të mllefosur shkuan drejt zhveshtoreve, duke denoncuar brohoritjet raciste nga një pjesë e tribunave rumune.”


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve