11-SHJA POTENCIALE DHE KOMBINIMET PËR RENDITJEN PËRFUNDIMTARE
Dy ndryshime në 11-she të Sylvinhos për “finale” ndaj Ukrainës
19 November, 2024 @14:41
Shqipëria është me super mundësi sonte. Kuqezinjëve i duhet fitorja ndaj Ukrainës që me një barazim të Çekisë ndaj Gjeorgjisë do t’i çojë ata si fitues i Grupit 1 të Ligës B të Kombeve në Ligën A. Liga A përbëhet nga shtetet më të fuqishme evropiane në futboll aktualisht. Do të ishte një arritje spektakulare për Shqipërinë e Sylvinhos.
Por, asgjë nuk përfundon këtu, fitorja e Shqipërisë, pa matematika për ndeshjen tjetër (pa marrë parasysh rezultatin në ndeshjen Çekia-Gjeorgjia) do t’i garantojë së paku playoffin kuqezinjëve, nga vendi i dytë i Grupit 1 të Ligës B të Kombeve me një pozitë të tretë nga Liga A e Kombeve.
Për këtë përballje Sylvinho ka bërë plane të shumta, ndërsa Shqipëria pritet të luajë me këtë 11-she në duel, parashikon Panorama Sport që përcjell nga afër stërvitjet e shqiponjave.
FORMACIONI I MUNDSHËM I SHQIPËRISË:
Portier: Thomas Strakosha;
Mbrojtës: Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Ivan Balliu, Mario Mitaj;
TABELA AKTUALE E GRUPEVE NË LIGËN B
Mesfushorë: Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Qazim Laçi;
Mesfushorë krahu/ofanziv: Nedim Bajrami, Taulant Seferi;
Sulmues qendre: Mirlind Daku.
Nëse kuqezinjtë përfundojnë sonte në vend të parë të grupit të tyre, sigurojnë Ligën A të Kombeve për edicionin tjetër të garës. Nëse përfundojnë në pozitë të dytë, kundërshtarë potencial në playoff do të kenë: Skocinë, Belgjikën, Hungarinë ose Serbinë. Humbja do të thotë rënie në Ligën C!
LEXO: Data, ora dhe dita e shortit për playoff.
Grupi ku po garon Shqipëria është grupi më i paparashikueshëm i Ligës së Kombeve, ndërsa ekipi i Sylvinhos me rezultatet e sontme mund të përfundojë prej fituesit të grupit, e deri te humbësi - në të gjitha pozitat nga vendi i parë deri te i katërti.