Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI I KDE-së së UEFA-së

UEFA vendos: Rumania fiton 3-0, Kosova dënohet me të holla

TOPSPORTI/ A. P.

UEFA vendos: Rumania fiton 3-0, Kosova dënohet me të holla


20 November, 2024 @16:06

Pas ndeshjes së ndërprerë në kohën shtesë, ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës, Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i UEFA-së ka dalë me Vendimet për ndeshjen, katër ditë pas incidentit.

Futbollistët e Kosovës lanë ndeshjen, pasi fyerjeve të përsëritura të një pjese të publikut rumun në përballjen Rumania - Kosova, kur kishin mbetur edhe 4 minuta për fundin e rregullt të saj.

Ndeshja nuk kishte vazhduar më, ndërsa gjyqtari kryesor e ndërpreu atë. Sot, dolën edhe vendimet e UEFA-së.

“50 mijë euro gjobë për Rumaninë dhe një ndeshje si vendas nën dyer të mbyllura për shkak të thirrjeve raciste të tifozëve (ksenofobi anti-hungareze). 30 mijë euro FRF është gjobitur për mesazhe politike provokative. 9 mijë euro për hedhje të objekteve në fushë të lojës, 4 mijë e 500 euro për ndezje fishekzjarresh, 8 mijë euro për përdorim të laserit kundër lojtarëve kundërshtarë, 12 mijë e 500 euro për mos respektim të himneve kombëtare, 14 mijë euro për bllokim të korridoreve publike në stadium.”

Në total, FRF është dënuar me 118 mijë euro prej UEFA-së.

Ndërkaq FFK është dënuar me shkelje të rregullës së fair-playit për shkak të 5 ose më shumë kartonëve të verdhë në ndeshje me 6 mijë euro, kurse për shkak të mos vazhdimit të ndeshjes, dhe humbjen 3-0 në këtë duel.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve