Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIVALËT POTENCIAL

Nga rivalët e mundshëm në playoff, vetëm me Irlandën Kosova s’ka luajtur asnjëherë

Nga rivalët e mundshëm në playoff, vetëm me Irlandën Kosova s’ka luajtur asnjëherë


22 November, 2024 @11:15

Nga katër rivalët e mundshëm të cilët do të mund të dalin si kundërshtar të Kosovës në short për playoff për ngritje në Ligën B të Kombeve, Dardanët nuk janë takuar asnjëherë në histori të tyre vetëm me Irlandën.

Gjeorgjia, Sllovenia dhe Islanda sadopak janë të njohura për Kosovën, pasi që në periudha të ndryshme kualifikuese dhe në kuadër të Ligës së Kombeve, futbollistët e reprezentacionit të Kosovës janë ndeshur me ta.

REZULTATET E ARRITURA:

Në kualifikime për Botërorin “Rusia 2018” Kosova është ndeshur dy herë me Islandën, në kohën kur nuk ka qenë “Fadil Vokrri” i pranuar si stadium për ndeshje ndërkombëtare e as “Adem Jashari”.

Shkodër: Kosova 1-2 Islanda
Reykjavik: Islanda 2-0 Kosova
(Në këtë periudhë, Kosova drejtohej nga Albert Bunjaku)

Me sllovenët, Kosova u takua në kuadër të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve, ku u mposhtë dy herë.

Prishtinë: Kosova 0-1 Sllovenia
Ljubljanë: Sllovenia 2-1 Kosova
(Në këtë periudhë, Kosova drejtohej nga Bernard Challandes)

Ndërkaq me Gjeorgjinë, Kosova u takua në kualifikime për Botërorin “Katari 2022”.

Batumi: Gjeorgjia 0-1 Kosova
Prishtinë: Kosova 1-2 Gjeorgjia.
(Në këtë periudhë, Kosova drejtohej nga Bernard Challandes).

Shorti mbahet sot (22 nëntor) me fillim nga ora 12:00.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve