REAL MADRID - BARCELONA

FOTO / Euroleague
Në El Clasico sigurojnë Play Offin
11 March, 2021 @23:42
Në duelin e dy gjigandëve spanjoll, Barcelona e mposhti Real Madridin me rezultat 76-81 në kuadër të Euroleagues.
Rezultati ishte i ngushtë nga fillimi deri në fund të ndeshjes, por epërsia në çdo çerek i takoi Barcelonës.
Në fitoren e Barçës, rol të rëndësishëm luajtën Pierre Oriola me 18 pikë e 6 kërcime, Nikola Mirotic me 13 pikë dhe Kyle Kuric e Nick Calathes me nga 11 pikë secili.
Te Real Madridi më i dalluari ishte Gabriel Deck me 17 pikë, kurse u ndihmua edhe nga Walter Tabares me 16 pikë e 11 kërcime.
Barcelona me këtë fitore bëhet skuadra e parë që e siguron Play Offin në Euroleague sivjet dhe aktualisht me 21 fitore e 8 humbje gjenden në krye të tabelës.
Real Madrid 17 fitore e 12 humbje gjendet në pozitën e shtatë.