KBF TREPÇA - KBF BASHKIMI
FOTO / Arkiv
KBF Trepça triumfon ndaj Bashkimit, me fitore përfundon stinorin e rregullt
27 March, 2022 @15:59
KBF Trepça, shënon fitore ndaj Bashkimit me rezultat 92-85, në kuadër të ndeshjes së fundit të stinorit të rregullt në Ligën e Femrave.
Skuardra mitrovicase duke shënuar 32 pikë në çerekun e fundit dhe pësuar 17 pikë, arriti fitoren e parë kundër skuadrës prizrenase në këtë stinor.
Ta’Sharra Jeffries me 52 pikë, 8 kërcime, 6 asistime e 3 topa të rrëmbyer ishte e pakapshme te Trepça, derisa u ndihmua edhe nga Kelly Muller Santos me 21 pik e 20 kërcime.
Te Bashkimi u veçuan Besjana Martinaj me 24 pikë, D’Asia Chambers me 20 pikë dhe Poole Porsche me triple-double prej 19 pikëve, 11 asistime e 10 kërcime.
Bashkimi e përfundoi stinorin me 12 fitore e 8 humbje, kurse Trepça me 8 fitore e 12 humbje.
Në Play Off Bashkimi takohet me Penzën, derisa Trepça me Prishtinën.