KBF VËLLAZNIMI - KBF KASTRIOTI

KBF Vëllaznimi lehtë ndaj KBF Kastriotit, synon PlayOffin
20 February, 2022 @21:24
Vajzat e Vëllaznimit kanë arritur të shënojnë fitore të lehtë dhe të pritur ndaj atyre të Kastriotit sot në përballjen e xhiros së XV të Superligës së femrave në basketboll.
Fitorja nuk u vë në pyetje asnjëherë, duke ditur që Kastrioti nuk ka edhe ekip që po mund t’i bëj ballë asnjërës skuadër në ligë.
Kështu, gjakovaret e drejtuara nga Pal Syla kanë shkuar lehtë drejt fitores 117-53 [23-16, 27-3, 38-15, 29-19]. Amerikania Kendra Williams dha 38 pikë në këtë fitore për Vëllaznimin, ndërsa 26 të tjera shtoi Festa Bicurri, derisa Rina Hoda ishte më e vyeshmja me 25 pikë, 20 asistime e 8 kërcime në ndeshje.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË FEMRAVE
Te ferizajaset Anita Grainca ka bërë gjithcka për ekipin e saj, por ekipi i drejtuar nga A. Jashari nuk ka cilësi më tepër në skuadër për t’i bërë ballë skuadrave tjera. Bile, ata kanë edhe mungesë të lojtareve për të përmbushur numrin e 12 basketbollisteve në lojë.
Grainca luajti me 29 pikë, 22 kërcime e 3 asistime, ndërsa KBF Kastrioti pas kësaj ndeshjeje ka bilanc 0-15.
Sa i përket Vëllaznimit, ato duelin kryesor pritet ta kenë ndaj Trepçës në Gjakovë, ku pritet të përcaktohet skuadra që do ta zë vendin e katërt dhe të sigurojë PlayOffin në Ligën e Femrave.