Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KBF TREPÇA - KBF VËLLAZNIMI

KBF Vëllaznimi njoftohet me fitore

KBF Vëllaznimi njoftohet me fitore


31 October, 2021 @18:38

Vashat e Vëllaznimit, duke e mposhtur Trepçën me rezultat 42-70, arritën fitoren e parë të stinorit në xhiron e katërt.

Rina Hoda me 19 pikë ishte koshashënuesja më e mirë te skuadra gjakovare, derisa u ndihmua edhe nga Viola Tanushi me 14 pikë e 12 kërcime dhe Anila Selmani me 11 pikë e 15 kërcimeve.

Te skuadra mitrovicase u veçuan Ta’Sharra Jeffries me 23 pikë e 9 kërcime dhe Alma Muzliukaj me 12 pikë e 12 kërcime.

TABELA AKTUALE

Vëllaznimi me 1 fitore e 3 humbje gjendet në pozitën e parafundit në tabelë, kurse Trepça gjendet në pozitën e fundit pa fitore në 4 ndeshjet e zhvilluara.

Në xhiron tjetër Vëllaznimi takohet me Kastriotin, kurse Trepça me Bashkimin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave