WARRIORS - T'WOLVES
Triple-double nga Durant për fitore
26 January, 2018 @10:35
Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors, e mposhti Minnesota Timberwolvesin në Oracle Arena me rezultat 126-113.
Warriorsat nuk e lejuan që kundërtari të kaloi në epërsi asnjëherë gjatë ndeshjes dhe kështu e regjistruan fitoren e radhës.
Kevin Durant, shkëlqeu në këtë ndeshje me triple-double (28 pikë, 11 asistime e 10 kërcime), ndërsa treshja Curry-Thompson e Durant, shënuan 18 treshe së bashku në 27 tentimet e tyre. Stephen Curry gjithashtu shënoi edhe pikën e 14 mijtë në karrierë.
Te Minnesota u dallua Karl-Anthony Towns me 31 pikë, 11 kërcime e 5 asistime.
Golden State Warriors po vazhdon të qëndrojë në maje të Konferencës Perëndimore me bilanc prej 39 fitoreve e 10 humbjeve deri më tani.