STRATOS KOUKOULEKIDIS
Falemnderit për dhuratën e ditëlindjes
25 January, 2018 @12:37
Trajneri i ri i Bashkimit, Stratos Koukoulekidis, i ka falenderuar lojtarët për fitoren e arritur mbrëmë ndaj Tiranës në kuadër të BIBL-it.
Në deklaratën e tij të pas ndeshjes, ai ka thënë se ekipi ka luajtur mirë dhe se ka qenë dhurata më e mirë që e ka pranuar për ditëlindje.
“I uroj fitoren ekipit. Kemi luajtur shumë mirë. Lojtarët më dhanë një dhuratë shumë të mirë për ditëlindje. Mendoj se patëm disa probleme gjatë ndeshjes, por jam i lumtur për fitoren,” ka thënë Koukoulekidis, shkruan sot faqja zyrtare e ligës ballkanike.
Koukoulekidis mbrëmë ka festuar ditëlindjen e 58 të tij.
Me fitoren e arritur mbrëmë, Bashkimi ka kaluar në pozitë të tretë të klasifikimit, me bilanc 3-5 pas 8 ndeshjeve të zhvilluara.