NGA PALESTRAT
Në Suharekë mijëra, në palestra tjera dhjetëra shikues
23 January, 2018 @15:34
Në raportin e fundit të Komesarit të Garave të Superligës janë regjistruar rreth 1 mijë e 500 shikues në 13 qershori të Suharekës, ku Golden Eagle Ylli priti Rahovecin në derbin e ekipeve të pjesës së epërme të klasifikimit të Superligës.
Kështu, Suhareka këtë fundjavë ka qenë bindshëm me më shumë shikues, gati dhjetëra herë, sesa palestrat tjera në Kosovë.
TJERAT BASHKË, 200
Derisa në 13 qershori thuajse nuk kishte vend për t’u ulur, në Sezai Surroi ishin afro 50 shikues për ndeshjen Bashkimi-Borea, njejtë sikurse edhe në përballjen Kerasan Prishtina - Trepça të zhvilluar në Prishtinë.
Pak më shumë kishte në Karagaç, ku janë regjistruar afro 100 shikues në përballjen që dikur ka qenë ‘zjarr’ në Superligë, Peja - Sigal Prishtina.