I HUAJI I RADHËS
Borea paraqet edhe një të huaj
22 January, 2018 @12:58
Skuadra pejane, Borea, që po debuton këtë stinor në Superligë, pas regjistrimit të të huajit të parë në histori, Brandon Bilbija, ka paraqitur për regjistrim edhe një të huaj tjetër në ekip.
Pejanët, që aktualisht po drejtohen nga trajneri Dak Turku, kanë paraqitur për regjistrim në FBK basketbollistin amerikan që së fundi ka qenë pjesë e ekipit maqedonas MZT Skopje, Charls Carter.
Ky do të jetë i huaji i dytë në ekipin e Boreas, derisa drejtuesit e skuadrës dëshirojnë që të mbijetojnë në Superligë, në vitin e debutimit të tyre aty.
Borea ka bilanc aktual 2-14 në Superligë dhe në xhiron që vjen pret Pejën në derbin lokal që zhvillohet në Karagaç.