PEJA-PRISHTINA
Prishtina 20+ ndaj Pejës në Karagaç
20 January, 2018 @19:09
Sigal Prishtina ka vazhduar serinë e fitoreve në Superligë, duke e regjistruar të 16-tën me radhë nga po aq ndeshje.
Bardhekaltërit kampionë aktual, nuk kanë pasur problem ndaj Pejës, duke thelluar epërsinë çerek pas çereku dhe duke shkuar sigurt ndaj fitores së radhës, 85-111.
Pesë basketbollistë të Prishtinës kanë shënuar pikë dyshifrore, ndërsa kanë shkëlyqer vëllezërit me përvojë, Rugova, ku Graniti ka shënuar 29 e Fisniku double-double me 21 pikë e 12 kërcime në fitore.
Valon Bunjaku ka shtuar 11 pikë, ndërsa Alban Veseli 19 e Rinor Peci 14 të tjera në fitore.
Te Peja, më të dalluarit në humbjen e radhës, kanë qenë Beqë Kovaçi me 27 dhe Rron Grapci me 21 pikë. Të dy kanë përfunduar ndeshjen me double-double, duke regjistruar edhe 13, përkatësisht 10 kërcime.